Aktuale

Lajçak ndalet në Merdare, pasi SHBA detyroi Serbinë të respektojë marrëveshjen për kufijtë

 

Emisari i BE’së, Miroslav Lajçak pas vizitës tre ditore në Prishtinë është nisur sot për Beograd duke u ndalur fillimisht në Merdare, raporton Gazeta Express.

Është dashur që të kalojnë plotë nëntë vite që Serbia të fillojë të respektojë dhe implementojë marrëveshjen për Menaxhim të Përbashkët të Kufijve e cila ishte nënshkruar  në vitin 2011

Për fillimin e implementimit të një marrëveshje të tillë nga Serbia, ka reaguar qeveria amerikane dhe emisari i Trump për dialogun, Richard Grenell, të cilët kanë përgëzuar shtetin serb meqë tashmë janë pajtuar që doganierët t’i vendosin në ndërtesën e përbashkët të financuar nga Bashkimi Evropian në pikën kufitare në Merdare të cilës pala serbe megjithatë i referohet si linjë administrative.

“Lëvizje e madhe. Falënderimi i takon presidentit Trump. Serbia e bën funksional pikëkalimin në Merdare”, thuhet në reagimin e Richard Grenell.

Lajçak është ndalur në pikë e përbashkët kufitare të Merdares, për të cilën tha se dy palët janë pajtuar që ta shfrytëzojnë ashtu siç janë marrë vesh në dialogun e vitit 2011.

“Rrugës për Beograd, jam krenar ta vizitojë pikën e përbashkët kufitare të Merdares të ndërtuar nga Bashkmi Evropian për 4.6 milionë euro, dhe tani është duke u shfrytëzuar plotësisht nda dy palët siç janë dakorduar në dialogun e vitit 2011”, ka shkruar Lajçak.

Përfaqësuesi Special për dialogun Kosovë-Serbi ka qëndruar në Kosovë në një vizitë tre ditore ku ka takuar të gjithë përfaqësuesit politik.

Pak para nisjes për në kryeqytetin serb, Lajçak në konferencën për media ka deklaruar se Kosova duhet të implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe pasi atë e ka nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvend

the authorGazetaKNN