Sport

Lajm i keq për Barcelonën

Andres Iniesta mbetet në dyshim për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve të Barcelonës ndaj Chelsea, ka konfirmuar trajneri Ernesto Valverde.

Kapiteni i Barcelonës u detyrua të zëvendësohej në pjesën e parë të ndeshjes së La Ligas ndaj Atletico Madrid, ndeshje të cilën katalanët e fituan 1:0 me një gol të bukur të Lionel Messit të shënuar nga gjuajtja e lirë.

Iniesta nuk do të jetë me skuadrën në ndeshjen e nesërme ndaj Malagas në La Liga, teksa mbetet në dyshime edhe për ndeshjen ndaj Chelsea.Ndeshja e parë mes Chelsea dhe Barcelonës ka përfunduar 1:1 në ‘Stamford Bridge’.

“Ai është duke u stërvitur ndaras për momentin”, ka deklaruar Valverde, përcjell “Natyrisht se nuk duam të nxitojmë, është shumë herët për të thënë nëse ai do të jetë i gatshëm për javën e ardhshme”./Lajmi.net/