Sport

Lajm i keq për Milanin para derbit me Interin

Kroati ishte nën ekzaminim mjekësor sot dhe përfundimisht ra nga gara për të qenë i gatshëm në “Della Madonina”, e cila është në program pas dy dite, transmeton lajmi.net.

Rebicu dëmtua në bërrylë në ndeshjen me Crotone, kështu që edhe pse nuk është frakturë, por vetëm zhvendosje, ai përsëri nuk arriti të rikuperohet për derbin me Interin.

Lajmi i mirë për trajnerin Pioli është se Zlatan Ibrahimovic ka zgjidhur problemet me koronavirusin, dhe kapiteni Alessio Romagnoli është rikuperuar nga dëmtimi dhe do të jetë gati për ndeshjen.

the authorGazetaKNN