Aktuale

Lajm i madh për shqiptarët e Maqedonisë, votohet ligji për gjuhën shqipe

Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni sapo është votuar në Parlamentin e Maqedonisë. Lajmin sapo e ka kumtuar edhe kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi.

“Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, u votua në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë,
sapo Kaloi. Urime” shkruan Xhaferi në Facebook.

Deri tek votimi pati përplasje mes pozitës dhe opozitës, por e rëndësishme është se shqiptarët kanë një të drejtë të madhe në Maqedoni.