Aktuale

Lajm i mirë: Edhe sot asnjë i vdekur nga Covid 19

Kosova as sot nuk ka shënuar asnjë viktimë si pasojë e infektimit me Cobid 19.

Kjo u bë e ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

E gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë paraqitur edhe  46  raste të reja me Covid 19.

“Bashkë po i gëzohemi faktit që Kosova edhe sot nuk ka asnjë rast të vdekjes nga Covid 19, si dhe një numër relativisht më ulët sa i përket të të infektuarve, ku nga 580 teste, 46 kanë rezultuar pozitiv”, ka deklaruar Zemaj.

Ai ka bërë thirrje që të respektohen masat për parandalimin e përhapjes së virusit. Ndërkohë Kosova as dje nuk ka shënuar asnjë rast të vetëm të vdekjes nga koronavirusi

the authorGazetaKNN