Sport

Lajm katastrofal për Man Utd para përballjes me Chelsean

Jose Mourinho mund ta humbet ndeshjen ndaj Chelseas.
Jose Mourinho është dënuar nga Federata e Anglisë, pas fyerje direkte që kishte bërë në televizion.

Trajneri portugez kishte filluar të bëjë fyerje, pas fitores ndaj Newcastle United në Premier Liga, përcjell “lajmi.net”.

Mourinho me gjasë do ta shikoj ndeshja kundër Chelseas në tribuna, pasi Federata e Anglisë mund ta dënoj me së paku tri ndeshje dhe me gjobë të hollash.

Manchester United do të përballet me Chelsean këtë të shtunë në ‘Stamford Brirdge’ në javën e nëntë të Premierligës, duke filluar nga ora 13:30. /Lajmi.net/