Aktuale

Lajm shumë i keq për azilkërkuesit në Austri

Koalicioni qeveritar i qendrës në Austri e ka miratuar sot një projektligj, i cili do t’ua mundësojë autoriteteve që të mos ofrojnë akomodim dhe ushqim për emigrantët të cilëve s’u pranohen kërkesat e azilit dhe refuzojnë të largohen nga vendi.

Projektligji, i cili duhet patjetër të aprovohet nga Parlamenti për të hyrë në fuqi, është pjesë e një reforme të gjerë ligjore për të huajt në Austri, i cili përfshinë gjoba apo dënime me burg për emigrantët që gënjejnë për identitetin e tyre, transmeton Express.

Emigrantëve që iu hedhen poshtë kërkesat e azilit dhe refuzojnë të largohen nga Austria, do të përballen me pasoja, ka thënë ministri i Brendshëm i Austrisë, Wolfgang Sobotka.

“Gjeja e parë është se thjesht nëse nuk ke të drejtë të qëndrosh në Austri, atëherë nuk do të marrësh asgjë nga shteti i Austrisë. A është kaq e vështirë për t’u kuptuar?” ka thënë ai./Express/