Aktuale

LAJMI I FUNDIT: Mustafa niset për shërim në Gjermani

Isa Mustafa para pak minutave është nisur për shërim në Gjermani.
Fluturimin e avionit brenda të cilit ndodhet Mustafa e kanë konfirmuar për Gazetën Express zyrtarë të aeroportit të Prishtinës.

Express me vesh se ish-kryeministri është i shoqëruar nga vëllai i tij dhe djali.

Kryetarit të LDK’së Isa Mustafa do t’i duhet të shkojë në një qendër rehabilitimi për fizioterapi në Gjermani, pas gati një javë qëndrimi i shtrirë në një spital privat në Prishtinë.

Atij do t’i duhet për për t’u kuruar nga një grip sezonal, por që ka prekur me gjasë rëndë shëndetin e tij.

Megjithatë, gjendja shëshëndetësore e liderit opozitar është pak më serioze – sesa një grip i zakonshëm sezonal. Gazeta Express ka mësuar se ish-Kryeministri nuk është ne rrezik jete, mirëpo, për shkak te trajtimit me vonesë të gripit, gjendja shëndetësore i është komplikuar seriozisht.

Ai nuk është në gjendje të lëvizë, ndërsa për t’u rehabilituar plotësisht duhet të kalojnë muaj të tërë.

Sipas burimeve të gazetës, mjekët dyshojnë se Kryetari i LDK’së është prekur nga sindoroma “Guillain-Barré syndrome”. Trajtimi i kësaj sëmundjeje, për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik, apo për ata të cilët janë më në moshë, është shumë i vështirë dhe sëmundja mund të lë pasoja.

Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik.

Simptomat e para të këtij çrregullimi përfshijnë shkallë të ndryshme të dobësisë ose ndjesive. Këto simptoma mund të rriten me intensitet derisa muskuj të caktuar nuk mund të përdoren fare dhe, kur është e rëndë, personi është pothuajse tërësisht i paralizuar.

Një individ i tillë shpesh vihet në një ventilator për ta ndihmuar me frymëmarrje dhe është parë nga afër për probleme të tilla si rrahje jonormale të zemrës, infeksione, mpiksje të gjakut dhe presion i lartë ose i ulët të gjakut.

Shumica e individëve, megjithatë, kanë shërim nga kjo sindomë, edhe pse disa vazhdojnë të kenë një shkallë të caktuar të dobësisë. /GazetaExpress/

the authorE B