Aktuale

Lajmi i fundit: Plagoset në aheng

Mbrëmë rreth orës 22:30 minuta, një mysafir, në një aheng familjar në fshatin Shkozë e Prizrenit është plagosur lehtë nga në fragment i predhës se armës së zjarrit. I plagosuri ka kërkuar trajtim mjekësor në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

Më pas i dyshuari i këtij rasti është vetë dorëzuar në polici dhe i ka sqaruar rrethanat e rastit.

Është sekuestruar një pistoletë e llojit “Sing Sauer” 9X19mm. Me 46 fishekë.

Hetues policorë dhe krim teknikët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer hetime.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon të qytetarët që të tregojnë vetëpërmbajtje në përdorimin e armëve në ahengje familjare, në të kundërtën do të përballen me pasoja që i parasheh ligji, transmeton Gazeta Express.