Tech

Lamborghini Revenon, makinë që i mbijeton çdo situate? (Foto)

Prodhuesi italian Lamborghini, ka lansuar imazhet që e tregojnë modelin më të ri Revonon, që do të prodhohet në vetëm 12 njësi.

Megjithëse kjo makinë shfaqet me shumë mbrojtëse dhe me armë të vendosura sipër, nuk besohet se vërtetë do të krijohet i tillë, transmeton Telegrafi.

Por, Revenon – që në gjuhën spanjolle nënkupton shpërthim i vogël – pritet të jetë shumë i veçantë meqë ka mundësi të arrijë shpejtësinë në mbi 300 kilometra në orë.

Mbetet të shihet se kur lansohet kjo veturë, si dhe nëse do t’i trashëgojë ndonjërën nga këto forma me të cilat pretendohet se mund të përball çdo situatë. /Telegrafi/

the authorE B