Sport

Lamtumirë Barcelonë, Mascherano befason me klubin e ri (Foto)

Javier Mascherano, mbrojtësi i Barcelonës, do të pensionohet në Argjentinë

E ardhmja e Javier Mascherano është larg nga Barcelona. Ai karrierën planifikon ta mbyll te skuadra argjentinase, River Plate. Këtë e ka konfirmuar vëllai i mbrojtësit argjentinas, Sebastian Mascherano.

“Javier do të mbyllë karrierën në RIver Plate. Ky  është një klub i madh që i ka dhënë shumë Mascheranos”, ka deklaruar  Sebastian për Super Deporte Radio, përcjell Express.

Sebastian ka bërë të ditur se pas pensionimit nga futbolli, Javier do ta nisë zejen e trajnerit pikërisht te skuadra argjentinase, River Plate.

Ish anëtari i Livberpoolit dhe West Hamit karrierën e ka nisur te River Plate. AI te kjo skuadër ka luajtur nga vitit 1999 e deri më 2005.

Por, Sebastian nuk ka bërë të ditur se kudo to t’i bashkohet Javier skuadrës argjentinasi pasi kontrata me Barcelonën i skadon në vitin 2019. /Express/