Sport

Lamtumirë Napoli, Hysaj në Premierligë?

Sipas mediave angleze mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj mund të transferohet në Premierligë gjatë kësaj vere
Elseid Hysaj ditë më parë deklaroi se do të mbetet në Napoli, të paktën edhe në sezonin e ardhshëm. Por, sipas mediave në Britani, reprezentuesi i Shqipërisë mund të transferohet në Premierligë gjatë verës, ku Arsenal dhe Chelsean kanë shfaqur interesim për të.

Radio më e madhe sportive angleze, “TalkSport”, e sheh Elseid Hysajn si një prej alternativave më të mundshme për të zënë te Arsenali vendin e Hector Bellerinit, i cili ndiqet me interes nga Barcelona dhe sipas statistikave të “WhoScored”, bën krahasimin mes lojtarëve.

“Një titullar te skuadra e Serisë Ai, ai është mësuar të luajë në skuadra që kanë zotërimin e topit dhe kjo reflektohet në statistikat e tij. Ai plotëson 16,7 pasime më shumë për ndeshje në krahasim me Bellerin dhe ka një përqindje saktësie pasimi më të lartë se mbrojtësi i Arsenalit. Megjithatë, ai ka më pak pasime “vendimtare”, por realizon më shumë krosime dhe pasime të gjata të sakta për ndeshje”, shkruan “TalkSport”.

Nga pikëpamja e lojës mbrojtëse, shihet ndryshimi mes lojtarëve sepse Hysaj bën mesatarisht 2,1 ndërhyrje në ndeshje, ndërsa Bellerin 0,7. Megjithatë, ky i fundit driblon më shumë meqë është futbollist me tipare ofensive. Në përgjithësi, Hysaj do të ishte një zëvendësim i sigurt për Wengerin nëse ai do të përforcojë fazën mbrojtëse të skuadrës së tij”, vazhdon shkrimi i “TalkSport”.

Ndërkaq, sipas ekspertëve të “FourFourTwo”, Hysaj është mes 9 lojtarëve të cilët Chelsea mund t’i kthejë shumë shpejt në objektiva gjatë afatit kalimtar verës.

“Nëse trajneri i Chelseas, Antonio Konte, sheh se i nevojitet një lojtar më i besueshëm në krahun e mbrojtjes sesa Viktor Moses, Hysaj do të ishte një shtesë e shkëlqyer në radhët e skuadrës. Ai është atletik, ka pozicionim dhe është i kompletuar në lojën e tij kur ka topin në këmbë. Duke qenë vetëm 23-vjeçar, shqiptari ka ende për të treguar vitet e tij më të mira”, shkruhet në këtë revistë prestigjioze