Mbrojtësi i Manchester Cityt, John Stones, është subjekt interesimi nga Arsenal.
‘90min’ raporton se ‘Gunners’ po synojnë transferimin e mbrojtësit anglez në radhët e tyre, përcjell lajmi.net.
Kampionët e Premierligës janë të gatshëm të lirojnë 25 vjeçarin, që ka humbur vendin e titullarit këtë sezon nën urdhrat e Pep Guardiolas.
Pikë kyçe transferimit të Stones tek Arsenal, mund të jetë Mikel Arteta, me të cilin mbrojtësi ka punuar te Manchester City.
Trajneri spanjoll është i gatshëm t’i ofrojë mundësinë Stones për të ringjallur karrierën.
Stones te Manchester City është transferuar në vitin 2016, nga skuadra e Evertonit./Lajmi.net/