Sport

Largohet nga Man United, transferohet në La Liga (Foto)

Talenti i Manchester Unitedit, Andreas Pereira, do të transferohet te Valencia.

Sipas informacioneve të “Cadena Ser”, lojtari ka arritur marrëveshje me klubin nga La Liga.

Tani dy klubet po provojnë të gjejnë marrëveshje për realizimin e transferimit, përcjellë “Lajmi.net”.

Pereira nuk ka hapësira te skuadra e Jose Mourinhos dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet.

Ai do të jetë zëvendësuesi i Joao Cancelos, i cili ka arritur marrëveshje me Interin. /Lajmi.net/