Sport

Largohet Young, Manchester United zgjedh kapitenin e ri

Harry Maguire është emëruar kapiten i ri i Manchester United duke zëvendësuar Ashley Young.

Menaxheri i Red Devils, Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar lajmin.

“Harry ka qenë duke e bartur shiritin e kapitenit dhe do të vazhdojë ta ketë”, tha Solskjaer për “Sky Sports”.

“Ai ka ardhur dhe ka qenë lider në grup. Jam i impresionuar nga kualitetet e tij si lider”, shtoi ai.

Young është në prag të largimit nga Manchester United pasi sot ka mbërritur në Itali për të finalizuar transferimin në Inter.

the authorGazetaKNN