Rajon & Botë

Lavrov: Marrëdhëniet Rusi-SHBA tash për tash janë në “stand by”

Raportet ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit tash për tash janë në “stand by”(pritje), me arsyen se administrata amerikane ende është në fazën e formimit, ka thënë të enjten shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov.

“Kolegët tanë amerikanë, administrata e re deri më tash nuk ka përmbushur të gjitha bazat tash për tash në Departamentin e Shtetit, në Ministrinë e Tregtisë dhe përfaqësitë tjera. Aktualisht jemi në gjendje “stand by””, ka shpjeguar Lavrov duke folur në akademinë ushtarake të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të këtij vendi.