Rajon & Botë

Lavrov: Marrëveshje për armëpushim në jug të Sirisë

Kreu i diplomacisë ruse, Serguei Lavrov, i cili po merr pjesë në Samitin G20, ka njoftuar se sot rusët dhe amerikanët kanë rënë dakord për një armëpushim duke nisur nga dita e diele sipas orës lokale të Damaskut.

“Sot, në kryeqytetin jordanez, Amman, ekspertët rusë, amerikanë dhe jordanezë, kanë rënë dakord për një memorandum për krijimin e një zone paqeje në rajonet e Deraas, Qouneitras dhe Soueidas”, theksoi Serguei Lavrov, raporton AFP.

“Fillimisht, siguria rreth kësaj zone do të garantohet nga forcat dhe mjetet e policisë ruse në koordinim me jordanezët dhe amerikanët”, theksoi Serguei Lavrov.

Rusia dhe Irani, aleate të Damaskut dhe Turqia, mbështetëse e rebelëve, miratuan në muajin maj parimin për krijimin e katër zonave të sigurta për vendosjen e një armëpushimi afatgjatë në disa rajone.