Rajon & Botë

Lavrov: Nuk na çudit që CIA përdor pajisje për hakim

Moska konsideron se duket të jenë të pranueshme të dhënat për pajisje për hakim të CIA-s, ka deklaruar shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov pas takimit të enjten me homologun gjerman Zigmar Gabriel.

“Kur bëhet fjalë për pajisjen e harkimit të cilën e posedon CIA, i kemi parë”, ka thënë Lavrov, duke shtuar se niset nga ajo që ekspertët e konsiderojnë këtë informacion të pranueshëm, transmeton TASS.

Ai ka thënë se duhet marrë parasysh gjithçka rreth së cilës delegacioni rus është i vetëdijshëm.

“Wikileaks” ka publikuar mijëra dokumente të reja, në të cilat janë përshkruar aparatet teknologjike, të cilat thuhet se CIA i përdorë për sulme hakimi në prodhimet softuerike dhe harduerit, të cilat përdoren në gjithë botën.

Agjencia amerikan nuk ka konfirmuar dhe as nuk ka demantuar autencitetin e dokumenteve.

the authorSamir Dalipi