Aktuale

LDK-ja prezanton zëdhënësin e ri të partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka prezantuar zëdhënësin e ri të partisë, Besian Mustafën. Së bashku më Mustafën në një konferencë për media ka qenë edhe sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri.
Në fjalën e tij Beqiri ka treguar një biografi të shkurtër të zëdhënësit të ri të LDK-së, ndërsa Mustafa ka thënë se kjo konferencë ishte organizuar për t’u njohur më afër me gazetarët.

“Qëllimi i këtij takimi ka qenë të njihemi më afër dhe t’iu falënderoj që po e mbuloni LDK-në. Si çdo parti tjetër edhe LDK-ja do ta ketë një platformë në komunikim të drejtpërdrejtë. Dhe pres që të kemi një komunikim të vazhdueshëm”, ka thënë zëdhënësi i LDK-së.

Ndërsa Beiqiri në fjalën e tij, ka thënë se qëllimi i këtij takimi ka qenë njoftimi i mediave me zëdhënësin e ri të LDK-së.

“Qëllimi i këtij ka qenë njoftomi me zëdhënësin e ri të mediave, Besian Mustafa i cili njëherësh është edhe djali i ish këshilltarit të Ibrahim Rugovës, Xhemjal Mustafës. Besiani është një djal i ri i edukuar dhe i përgatitur jo vetëm për këtë detyrë që do e marr në LDK por edhe për veprimtari tjera sepse ka nivel shkencor dhe do jetë një vazhdimësi e punës së shkëlqyer. Është i diplomuar ka qenë krye shef i KIESAS, ne kemi dëshiruar edhe pas një vendimi kemi dashur edhe në këtë formë të iu njoftomë z.Mustafën”,ka përfunduar Beqiri./GazetaExpress/