Aktuale

LDK ngushëllon Shqipërinë për tragjedinë e ndodhur

Lidhja Demokratike e Kosovës i shpreh ngushëllime popullit dhe shtetit shqiptar për viktimat e tërmetit të sotëm në afërsi të Durrësit.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e Shqipërisë në këto momente traumatike. Viktimat dhe familjet e tyre do jenë në lutjet tona. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve kosovare që urgjentisht të mobilizojnë përkrahje për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri”, thuhet në letrën e ngushëllimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

the authorGazetaKNN