ShowBiz

Ledri Vula nën përqafimin e kësaj gruaje!

Ai është një nga reperët më të kërkuar në vend, shkruan GazetaBlic.Çdo këngë e tij padyshim është një hit i radhës.Është ky reperi Ledri Vula i cili jo vetëm për muzikën, por pëlqehet shumë edhe për pamjen e jashtme.
Në çdo intervistë të tij, ai kurrë nuk ka lënë pa përmendur dashurinë e madhe që ka ndaj gjyshërve të tij.

Sot për 8 mars ai ka uruar gjyshen e tij përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, ku reperi shihet nën krahët e gjyshes. Ai gjithmonë e ka cekur se gjyshja e tij ka qenë mësuse, kështu ai ka zgjedhur që t’ia uroj asaj të dy festat.“Urime 7/8 marsi” ka shkruar Ledri.

Gëzuar 7/8 Marsi ❤️

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Ndryshe, emri i tij këto ditë ka qenë i përfolur në media për sherrin me Dj Blunt dhe Real 1, ku këta të fundit e ofenduan rëndë atë. Ndonëse reagimi i Ledrit nga rrjetet sociale, nga dhe po vinte i gjithë sherri nuk ndodhi, ai bëri një gjest, duke ngritur gishtin e mesit për dyshen në një nga koncertet e tij.Kujtojmë se projekti i tij i fundit është ai me titull “I vogël” i lansuar në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës i cili deri tani ka arritur të mbledh afro 3 milionë klikime./GazetaBlic