Sport

Legjenda braziliane thotë se Barcelona e dinte se Messi do t’i fitonte 5 apo 6 Topa të Artë

Lionel Messi i ka fituar pesë Topa të Artë në karrierën e tij të vlerësuar lartë, gjatë të cilës, po ashtu, është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Barcelonës. Ai, gjithashtu, e ka fituar të drejtën për t’u cilësuar si njëri ndër futbollistët më të mëdhenj që e kanë hijeshuar lojën e futbollit.

Ndërkohë, ish-lojtari i Barcelonës, Sylvinho, ka pohuar se lojtarët e Barcelonës gjithmonë besonin se Lionel Messi do të mundë t’i fitonte pesë deri në gjashtë Topa të Artë, transmeton Express.

Braziliani i mban në mend ditët e para të Messit në Barça, dhe thotë se talenti i tij ishte vërejtur menjëherë.

“Si ecën koha. Leo ishte 16-vjeçar ditën kur erdhi në klub. Rijkaard bëri një punë të madh me të që nga fillimi. Ai ishte lojtari më i ri në klub, por kalonim shumë mirë. Messi kishte talent dhe cilësi të jashtëzakonshëm, mendonim se do të mundë t’i fitonte pesë apo gjashtë Topa të Artë”, ka thënë Sylvinho. /Express/

the authorE B