Sport

Leipzig vendos përfundimisht për Keitan, lajm i keq për Liverpoolin (Foto)

Naby Keita nuk do të largohet gjatë kësaj vere nga Leipzig për të kaluar në Liverpool
Trajneri i Leipzigut, Ralph Hasenhuttl është i bindur 100 për qind se Naby Keita nuk do të transferohet në Liverpool.

Ai tha se Keita është shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij dhe këtë sezon do të luajë në Leipzig.

“Shanset që Keita të largohet janë zero. Është e sigurt 100 për qind se ai do të luajë në Leipzig këtë sezon”, tha Hasenhuttl.

“Në fillim të afatit kalimtar kemi thënë se yjet nuk largohen nga skuadra. Të gjithë e dinë se sa Keita është i rëndësishëm për skuadrën tonë. Është 100 për qind e sigurt se ai do të luajë me ne në Ligën e Kampionëve”.

Ky është një lajm shumë i keq për Liverpoolin, skuadër e cila kishte ofruar 70 milionë euro për shërbimet e Keitas. /Express/