Aktuale

Lekaj: Komisionin e “Muratave” po e pret ndjekja penale

Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar lidhur me insistimin e Komisionit Qeveritarë të Demarkacionit, se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi është e drejt, dhe nuk ka ndryshim.

Lekaj ka thënë se Komisioni i Muratit i mbështetur edhe nga disa “Murata” të tjerë, nuk janë asgjë më shumë se disa të mjerë që po  ulërijnë për t’i dhënë tokën e Kosovës, Malit të zi.

Sipas tij, këta “Muratat” e komisionit dhe të qeverisë, duke e parë se gjithnjë e më shumë po demaskohen dhe po del sheshit e vërteta, se janë grebatorë, që duke e keqpërdorur paranë e Kosovës kanë punuar kundër interesave të saj, janë ngritur si hienat me disa kinse argumente.

“Jo kadastri i 1991, jo harta e 2008 jo marrëveshja e Kumanovës e çka jo tjetër, vetëm e vetëm që të shpëtojnë nga ajo çka i pret. Ndjekja penale, sipas ligjeve e kushtetutës së Kosovës. Me akuzën për falsifikim të dokumenteve me synimin për tjetërsim e falje të tokës së Kosovës vendeve tjera.”Muratat” e qeverisë dhe të komisionit se duan këtë të vërtet, sepse ju duket e pakëndshme, e si zë gjumi natën, prandaj kërkojnë që dikush t’ua thotë atë që kanë deshirë me ndegju vetëm këta dhe pastaj asaj t’i vënë emrin e vërtetë”, ka thënë Lekaj./KosovaPress/