Aktuale

Lekaj lexon rezolutën 4 pikësh për murin në veri

Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se janë dakorduar me grupet tjera parlamentare që të kenë një rezolutë për murin në Mitrovicë, ku ndër të tjera kërkohet heqja e murit në muajin janar të vitit që vjen.

Pas një takimi që patëm me përfaqësuesit grupeve parlamentare të subjekteve pulitke janë dakorduar që muri është gjëja i shëmtuar në shekullin 21”.

“Të rrënohet muri ilegal në veri të Mitrovicës, kjo të ndodhë në muajin janar. Qeveria e Kosovës të angazhohet që organet kompetente t’i ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore për që është në ndërtim e sipër, i njëjti të trajtohet si veprim politik dhe ndërtim pa leje. Qeveria e Kosovës të merr masat e nevojshme që të mos ndryshohet ura e Ibrit dhe e njëjta të mos i ndryshohen elementet që i kishte para vitit 1999 dhe jo t’i shtohet muri dhe shkallët. Të bëhet e mundur që të kthehen qytetarët në pjesën veriore dhe jugore të vendit”, tha ai.

Ai kërkoi që sot të votohet kjo rezolutë./KosovaPress/