Aktuale

Lekaj shpreh keqardhje për vonesat në segmentin rrugor Milloshevë-Mitrovicë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka shprehur keqardhje për vonesat në punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, duke thënë se ky projekt është dashur që të përfundojë para dy vjetësh.

Ai ka kërkuar nga kompanitë që të tregohen serioze për kryerjen e punimeve në pajtim me kontratat, të cilat ato i kanën nënshkruar.

“Ky segment i domosdoshëm për qytetarët e kësaj ane, duke përfshirë Mitrovicën, Vushtrrinë dhe zonat që kanë qasje në këtë segment që e lidh me Prishtinën dhe zonat e tjera, është stërzgjatur. Njësia implementuese për përzgjedhjen e kandidatëve është stërzgjatur për tri vite. Kjo është për keqardhje dhe ne u kërkojmë falje qytetarëve për këtë. Ky segment është dashur të kryhet para dy vitesh, prandaj ne zotohemi që këtë vit do të fillojnë punimet, sepse janë tri fonde huamarrëse që do ta ndihmojnë realizimin e këtij projekti: fondi islamik i Bankës islamike, fondi për zhvillim ndërkomkombëtar, që po ashtu është nga shtetet islamike dhe fondi i Arabisë Saudite”, ka thënë Lekaj.

Ai tha se në këtë drejtim kanë biseduar me ambasadorin Rexhep Boja, i cili është zotuar se do të merret me këtë çështje.