Aktuale

Lekaj u premton Jasharit dhe Lladrovcit se do t’i mbështes në projektet rrugore

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur sot në një takim kryetarin e komunës së Skënderajt Bekim Jasharin dhe atë të Drenasit Ramiz Lladrovci.

Me kryetarët e dy komunave drenicase Lekaj ka biseduar lidhur me sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit për çështjet e infrastrukturës rrugore.

Siç thuhet në një komunikatë për media lëshuar nga kjo Ministri, Lekaj u zotua se do t’i shikojë mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen dhe do t’u qëndrojë pranë me mjete buxhetore për projektet rrugore që janë me rëndësi për ketë rajon./KosovaPress/