Sport

Lëndohet Adnan Januzaj

Januzaj do të jetë jashtë fushave për disa javë.

Mesfushori ofensivë shqiptar i Real Sociedad, Adnan Januzaj, do të jetë jashtë fushave për disa javë.

Klubi spanjoll ka njoftuar se Januzaj ka pësuar një dëmtim të shkallës 1 në kofshën e këmbës së majtë.

Real Sociedad nuk ka treguar kohën e rikuperimit, por sipas mediave spanjolle, lëndime të tilla, marrin kohë shërimi të paktën dy deri në tri javë.

25-vjeçari është pjesë e Sociedad që nga viti 2017.

Ai ka bërë 90 paraqitje dhe ka shënuar 13 gola deri më tani. /Gazeta Express/