Sport

Lëndohet Marcelo, humb dy ndeshje të rëndësishme

Marcelo ka pësuar një dëmtim në barazimin e Real Madridit me Villarrealin.

Mbrojtësi madrilen do të mungojë në dy ndeshjet ardhme të Realit.

Braziliani nuk do të jetë i gatshëm që të paraqitet kundër Las Palmas (La Liga) dhe Borussia Dortmundit (Liga e Kampionëve).

Vlen të theksohet se futbollisti i vetëm që mund ta zëvendësonte ishte Fabio Coentrao, i cili është i lënduar që një kohë.

Pozitën e Marcelos mund ta mbulojë Dani Carvajal apo Danilo.