Tech

LG V30 me opsion të mbushjes pa tela

Telefoni i parë premium i këtij viti LG erdhi pa opsionin për mbushje pa tela, por para disa ditësh kompania bëri publike edhe dy versione të telefonave LG G6, njëri prej të cilëve është me mbushje pa tela.

Ata të cilët nuk kanë rastin të blejnë LG G6+, së shpejti do të mund të marrin edhe një opsion të telefonit me mbushje pa tela.

Sipas informacioneve më të reja, LG V30 që nga fillimi do të ketë mbështetjen për mbushje pa tela.

Po ashtu, për dallim nga pararendësit e tij nga seria 5, telefoni do të ketë anën e pasme prej xhamit.

Tash për tash nuk ka informacione të besueshme për ekranin sekondar. Pritet që LG V30 të ketë procesor Qualcomm Snapdragon 836, dhe dy kamera nga mbrapa, kyçje për dëgjuese dhe certifikatën IP68, transmeton KosovaPress.