Kandidati liberal Moon Jae-in është zgjedhur president i ri i Koresë Jugore pas një fitoreje bindëse në zgjedhjet presidenciale në vend, njofton një sondazhi me votues që kanë votuar.
Sipas këtij sondazhi, Moon fitoi 41.4% të votave, duke lënë prapa rivalin e vet konservator me vetëm 23.3% të votave në vendin e dytë, transmeton Express.
Moon është në favor të një dialogu më të madh me Korenë Veriore, si ndryshim në politikën aktuale të Koresë Jugore.
Zgjedhjet e parakohshme u thirren për shkak të një skandali të korrupsionit që çoi në hedhjen në gjyq të ish presidentes.
Park Geun-hye akuzohet se e ka lejuar një mik ta afërt të zhvatë para nga kompanitë.
Ajo i mohon akuzat.