Aktuale

Licencohen edhe tetë laboratore private për kryerjen e testeve për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka licensuar edhe tetë laboratore tjera private për kryerjen e testimeve për COVID-19.

Kjo është bërë e diur me anë të një komunikate për media nga MSH, teksa nuk është saktësuar nëse të njëjtat kanë leje edhe për kryerjen e testeve PCR apo vetëm ata serologjik, shkruan lajmi.net.

Kjo është lista e tretë e laboratoreve private të licensuara.

Në listën e parë janë licensuar 29 laboratore, teksa në listën e dytë gjithësej 10 sosh.

Këto laboratore do të jenë nën mbikëqyrjen konstante të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, lidhur me kurdisjen e mundshme të çmimeve për kryerjen e testeve për COVID-19.

the authorGazetaKNN