Rajon & Botë

Liderët më të pëlqyer në botë – prin Merkel, zhgënjen Trump

Kancelarja Angela Merkel nuk është vetëm e para në Gjermani, por ajo gëzon edhe reputacionin më të lartë përkrah politikanëve tjerë.

Kjo bëhet e ditur përmes një hulumtimi të institutit amerikan, ”Pew Research Center”.

Pas Merkel, vjen presidenti francez, Emmanuel Macron. Ndërsa, i pari i Amerikës, Donald Trump renditet në vendin e pestë.

Në përgjithësi, 52% e njerëzve besojnë në Merkelin. Në Holandë, besimi në të është më i larti, 85%, ndjekur nga Suedia (82%) dhe Franca (78%), transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, vetëm 68% e gjermanëve kanë shprehur besimin në 64-vjeçaren.

Në vitin e kaluar, kjo përqindje ishte 81, që nënkupton se besimi nga vendasit e saj ka rënë në të.

Shtetet ku popullsia beson në vendimet e Merkel më së pakti janë Greqia (15%), Hungaria (31%) dhe Polonia (37%).

Në përgjithësi, Merkel nuk qëndron keq. Pas tij vjen Emmanuel Macron, i cili ka një përqindje besimi në të prej 46%.

Në fund gjendet Donald Trump, i cili vetëm pas dy vitesh në pozitën e presidentit, është bërë më i jo popullarizuari nga top politikanët botëror.

Vetëm 27% e votuesve të këtij sondazhi kanë shprehur besim në të, derisa 10% e gjermanëve kanë ende besim në Trump

Për Barack Obaman, kjo përqindje ishte 86 në fund të mandatit të tij dy vite më parë.

the authorBurbuqe Metolli