Rajon & Botë

Liderja ekstreme e Francës: Nuk kam fonde për fushatë, e as përkrahjen e Rusisë

Kandidatja për presidente të Francës e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka thënë sot se ende nuk i ka siguruar të gjitha paratë e nevojshme për fushatën zgjedhore, kur kanë mbetur më pak se katër javë para se të fillojë votimi.

Liderja e Frontit Nacional, të cilën sondazhet e renditin në vendin e dytë në garën presidenciale, e përsëriti ankesën se bankat franceze po refuzojnë t’i japin kredi, transmeton Express.

Duke folur për Radio Evropa 1 pas një vizite që pati në Moskën javën që shkoi ku u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, Le Pen tha se nuk është duke marrë përkrahje financiare nga Rusia, e as nga asnjë institucion financiar rus, por se është duke tentuar që të marrë një kredi nga një bankë e huaj.

“Më duhet. Nuk po më lejohet që të marr para hua nga bankat franceze, e tash po kritikohem se po kërkoj kredi nga një bankë e huaj. Çfarë duhet të bej? Bankat franceze u kanë dhënë kredi të gjithë kandidatëve presidencialë, përveç meje,” ka thënë ajo

the authorE B