Sport

Lieke Martens shpallet futbollistja e vitit

Holandezja Lieke Martens është fituese e çmimit ‘UEFA – Futbollistja e Vitit’ për herë të parë në karrierën e saj.

Në garë për të fituar këtë çmim, mesfushorja ka mposhtur sulmuesen e Wolfsburg, Pernille Harder, dhe mesfushoren e Lyon, Dzsenifer Marozsan.

Martens sezonin e kaluar ka luajtur për ekipin suedez, Rosengard, duke shënuar 17 gola në 26 ndeshje.

Këtë merkato, 24-vjeçarja është transferuar te ekipin spanjoll i Barcelonës, raporton KosovaPress.