Sport

Liga e Kombeve: Belgjika dhe Italia iu bashkohen Spanjës dhe Francës në luftë për trofeun

Belgjika dhe Italia u janë bashkuar Spanjës dhe Francës në luftë për trofeun e Ligës së Kombeve 2020/21.

Belgjika e siguroi një vend në gjysmëfinale pasi e mundi Danimarkën 4:2 dhe e siguroi vendin e parë në Grupin 2, raporton Gazeta Express.

Italia e mposhti 2:0 Bosnjës dhe e fitoi vendin e parë në Grupin 1.

Këto dy kombëtare i bashkohen Francës dhe Spanjës, të cilat i fituan grupet e tyre përkatëse një ditë më parë.

Shorti i gjysmëfinales do të hidhet më 3 dhjetor, kur do të mësohet edhe cili shtet do të jetë organizator i ndeshjeve gjysmëfinale dhe finale.

Ndeshjet do të zhvillohen në tetor të vitit 2021.

Edicionin e parë të kësaj gare e fitoi Portugalia vitin e kaluar. /Gazeta Express/