Aktuale

Limaj ngushëllon familjen e 7-vjeçarit në Zvicër: Bashkëndiejmë dhimbjen e tyre

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen e 7-vjeçarit, i cili u vra dje në Bazel të Zvicrës.
Limaj në një postim në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se në këto çaste të rënda për familjen e Mërgimit, bashkëndien me dhimbjen e tyre.

“Thellësisht i prekur nga rasti i vrasjes së Mërgimit 7 vjeç, një ditë më parë në Bazel të Zvicrës. Në këto çaste të rënda për familjen e Mërgimit, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre. Në emrin tim personal, familjes së 7-vjeçarit dhe të afërmeve të tyre, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Limaj në ‘Facebook’.