Sport

Limaj sërish jashtë përfaqësueses së Kosovës

Njeri nder mesfushoret më premtus në futboll, Vesel Limaj, mbetet serisht jashte listes së përfaqesuses së Kosoves U21.

Përkunder formës së mirë, të cilën Veseli po tregon në Austri me ekipen e Fc Horn, ai sërish nuk i ka bindur trajnerët e perfaqësuses së Kosovës që t’i sigurojnë një ftesë për ndeshjet në vazhdim.

Në një prononcim për Gazetën KNN, Limaj thotë se nuk e di arsyen e mos ftesës, por thotë se do të japë maksimumin që sërish të kthehet në përfaqësuse.

Më herët Limaj ka qenë pjes e kombëtares së Shqipërisë dhe është larguar pikërisht për të mbrojtur ngjyrat e reprezentacionit të Kosovës./ A.Canolli