Aktuale

Limaj: Ukshin Hoti frymëzoi breza të tërë për liri e pavarësi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj, ka kujtuar në 20 vjetorin e zhdukjes së veprimtarit, profesorit e atdhetarit Ukshin Hoti.

Zëvendëskryeministri Limaj ka thënë se filozofi Ukshin Hoti ishte ndër vizionarët dhe mendimtarët me të mëdhenj që kishte kombi shqiptarë.

“Sot bëhen 20 vjet nga zhdukja e veprimtarit të shquar të çështjes sonë kombëtare, Ukshin Hoti. Ukshin Hoti ishte dhe mbetet ndër vizionarët e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë, i cili qysh në vitin 1981 e arsyetoi kërkesën tonë për Republikë si kërkesë e drejtë dhe legjitime. Me kontributin e tij prej atdhetari, politikani, filozofi e profesori universitar Ukshin Hoti, frymëzoi breza të tërë në rrugën tonë të drejtë për liri e pavarësi”, ka thënë Limaj, transmeton FaktePlus.

Ai ka theksuar se institucionet e vendit nuk do të ndalen së kërkuari zbardhjen e fatit të veprimtarit Ukshin Hoti.

“Institucionet e vendit nuk do të ndalen së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit dhe të të pagjeturve të tjerë, por do të kërkojmë hetim dhe ndëshkim ligjor për kryerësit dhe urdhërdhënësit e gjenocidit mbi qytetarët e Kosovës”, u shpreh Limaj. /FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli