ShowBiz

Linda Halimi gjen “fajtorin” përse nuk u kualifikua në Eurovizion (Foto)

Përmes një postimi në rrjete sociale këngëtarja Linda Halimi, e cila përfaqësoi këtë vit Shqipërinë në Eurovizion, u shpreh rreth performancës së saj.

Ajo ka “bërë me faj” një faktor në lidhje me faktin që nuk arriti të kualifikohej për në finale e këtij festivali i cili u zhvillua në Kiev të Ukrainës.

“Nuk e di se çfarë më ndodhi në këtë moment, mendoj se doja të haja mikrofonin(qesh). Isha me ilaçe dhe dhimbje në kraharor 2 orë para se të këndoja dhe mendova për një moment nëse do të këndoja ose jo atë natë sepse isha e sëmurë…siç nuk e di çfarë…por u luta! Iu luta Parajsës që të lirohesha nga çfarëdo gjëje që po më kufizonte, dhe më pas kjo ndodhi.”,- përfundon postimi i Halimit në Facebook.

the authorE B