ShowBiz

Linda Halimi merr pasaportën e Shqipërisë (Foto)

Këngëtarja shqiptare e cila do të na përfaqësojë në festivalin evropian “Eurovision Song Contest 2017” tashmë ka marrë nënshtetsinë shqiptare.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani, ka nënshkruar një dekret të veçantë për dhënien e nështetësisë, me nr 10124, vetëm pak ditë më parë, duke e bërë Linditën një nga nështetaset e Republikës, shkruan Kultplus.