ShowBiz

Linda Halimi në tapetin e kuq të Eurovizion… por diçka shkon keq (Foto)

Këtë vit Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovizion nga këngëtarja Linda Halimi me këngën “Botë”.
Ajo ka parakaluar në tapetin e kuq të festivalit e veshur me një fustan të realizuar nga stilisti Joni Peçi. Fustani ishte në ngjyrë bezhë i shkurtër në pjesën e parë të tij dhe i gjatë pas. Megjithatë, ajo nuk ka mundur të bjerë në sy.

Tapeti i kuq u mbajt në Keiv dhe arrinte një gjatësi prej 200 metrash. Ndërkohë mëngjesin e sotëm reperi Big Basta ka publikuar në rrjete sociale se është nisur për në Kiev pikërisht për të mbështetur përfaqësuesen tonë Halimi, e cila do të përformojë e katërta në këtë event. /Gazeta Express/