Sport

Lionel Messi kalon Cristiano Ronaldon (Foto)

Lionel Messi e ka lënë prapa Cristiano Ronaldon për hat-trick të shënuar në Ligën e Kampionëve.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka shënuar hat-trick në fitoren ndaj Celticut (7:0), në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Argjentinasi deri më tani ka realizuar gjashtë hat-tricka në Ligën e Kampionëve, një më shumë sesa rivali i përjetshëm, Cristiano Ronaldo, raporton Goal.con, përcjell Express.

Kurse, pozitën 3, 4 dhe 5, me nga tre  hat-tricka, ndajnë Mario Gomez (Wolfsburg), Filippo Inzaghi (Ish sulmuesi i Milanit) dhe Luiz Adriano (Milan).

the authorSamir Dalipi