Ekonomi

Lirohet nga burgu në Zvicër biznesmeni Rezart Taçi

Biznesmeni Rezart Taci është lënë i lirë nga drejtësia Zviceriane ku u raportua se u ndalua pak kohë më parë.

Manjati i karburanteve është lënë i lirë rreth 72 orë më parë. Burimet thanë se aktualisht ai ndodhet në gjendje të lirë dhe pritet që të rikthehet në Shqipëri. Taçi u raportua se ishte ndaluar me urdhër të prokurorisë kantonit të Gjenevës në Zvicër, raporton Ora News .

Ai u akuzua për “mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave dhe i stampave ose i formularëve”.

Pak ditë më parë policia sekuestroi 1.3 milionë dollarë në llogaria bankare e biznesmenit Rezart Taçi.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhrin e Gjykatës për sekuestrimin e llogarive bankare të biznesmenit, duke kryer veprime në 16 banka të nivelit të dytë.

Leave a Reply