Sport

Liverpool e kërkon ende zëvendësuesin e Coutinhos

Liverpool është duke kërkuar një zëvendësues për Philippe Coutinhon.
Liverpool nuk arriti ta gjente në dy afatet e kaluar zëvendësuesin e Philippe Coutinhos që në janarin e vitit 2018, kaloi te Barcelona.

Skuadra angleze është vënë në kërkim të një zëvendësuesi ideal të brazilianit, duke marrë parasysh që në këtë sezon po hasin në vështirësi, përcjell lajmi.net.

Liverpool ka në listë Isco Alarconin, por është tejet e vështirë ta transferojë, duke ditur që në garë janë edhe disa skuadra të mëdha.

Klubi anglez është duke menduar opsione të tjera, ndërsa në verë mund të ndodhë ndonjë befasi e madhe. /Lajmi.net/