Sport

Liverpooli afër të nënshkruajë me mbrojtësin e Schalke

Liverpool është afër të nënshkruajë me mbrojtësin e dytë, pas nënshkrimit të Ben Davies.

Sipas “SkySports”, Liverpooli ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të Preston North End, Ben Davies dhe pas tij, “The Reds” kanë për qëllim edhe një përforcim në mbrojtje, bëhet fjalë për mbrojtësin e Schalke, Ozan Kabak, transmeton lajmi.net.

Qëllimi është që të mbulohet hapësira e lënë nga mbrojtësit e lënduar dhe 20 vjeçari turk shihet si një mundësi tejet e mirë për të mos e shfrytëzuar.

Sipas artikullit, nëse mund të arrihet një marrëveshje e shpejtë, atëherë testet mjekësore do të mbahen menjëherë edhe pse Schalke nuk dëshiron ta lëshojë turkun pa marrë ndonjë zëvendësim.

Liverpool po punon të sjellë mbrojtësin në formë huazimi me të drejtë blerje, ata do të paguajnë 2.5 milionë funte për të huazuar Kabakun./Lajmi.net/