Sport

Liverpooli me komunikatë zyrtare për të ardhmen e Coutinhos

Klubi anglez ka reaguar zyrtarisht për të ardhmen e Philippe Coutinhos.

Qëndrimi i Liverpoolit është i prerë: Coutinho nuk lëvizë nga Anfield.

Kështu të paktën thuhet në komunikatën zyrtare të klubit që insiston se ylli ekipit nuk do të shitet assesi, transmeton KosovaPress.

“Duam të sqarojmë lidhur me pozitën tonë për në një transferim të mundshëm të Philippe Coutinhos”.

“Qëndrimi përfundimtar i klubit është se asnjë ofertë për Philippen nuk do të merret parasysh dhe ai do të mbetet anëtar i Liverpoolit edhe pas mbylljes së afatit kalimtar veror”, thuhet në komunikatën e klubit.

Për Coutinhon është interesuar Barcelona, e cila ka ofruar 100 milionë euro për brazilianin.

the authorE B