Sport

Liverpooli refuzoi 100 milionë euro për Coutinhon

Mediumi i njohur anglez “BBC”, shkruan se Barcelona kishte bërë ofertë në vlerë 100 milionë euro për Coutinhon, por Liverpooli e ka refuzuar ofertën .Liverpooli e sheh si të pashitshëm lojtarin dhe si lider të skuadrës që do ta kërkojë këtë vit titullin në Ligën Premier.

Pas largimit të Neymarit, Barcelona është duke e kërkuar zëvendësuesin e tij dhe në listë është edhe Dembele i Borussia Dortmund.