Sport

Liverpooli refuzon ofertë marramendëse nga Barcelona për Coutinhon

Liverpooli ka refuzuar 72 milionë funte nga Barcelona për Philippe Coutinhon.
Pas dështimit për ta transferuar Marco Verrattin nga Paris Saint Germaini, Barcelona është hedhur në sulm për mesfushorin e Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Por, katalanasit duket se do ta kenë të vështirë t’i sigurojnë shërbimet edhe të mesfushorit brazilian, pasi Liverpooli tashmë ka refuzuar ofertën e parë të spanjollëve, që besohet të ketë qenë 72 milionë funte.

Vetë lojtari javë më parë ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë në “Anfield” dhe të shkruajë histori me Liverpoolin.

“Kam nënshkruar kontratën për të qëndruar edhe për disa vite këtu sepse është nder për mua. Jam i lumtur këtu për shkak të pritjes që më është bërë dhe mënyra si më ka pranuar klubi që në ditën e parë. I jam falënderues këtij klubi për gjithçka”, kishte thënë Coutinho. /Gazeta Express/