Aktuale

Lojërat e fatit po funksionojnë në të zezën, Policia zhvillon aksion në Klinë

Operacion i policisë në Klinë, për lojërat e fatit – ka të arrestuar!

Njësitet e Policisë së Kosovës, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë kontrolluar disa lokale në qytetin e Klinës.

Organet e sigurisë sqaruan se kontrolli në këto lokale ishte nën dyshimin se në të njëjtat zhvillohet veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.

Ndërsa, lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

the authorBurbuqe Metolli